logo
Drini Times u krijua nga iniciativa e guidës turistike Drini Xhafa. Duke vënë re pasurinë e lumit Drin i cili në Shqipëri është lumi më i madh me kapacitete të jashtzakonshme turistike te pashfrytëzuara, lindi ideja që më shumë turistë të kenë mundësi të kalojnë kohë ne lumin Drin duke i dhënë vlerë më të madhe kohës së pushimeve. Pra koncepti i kohes me lumin Drin ka krijuar Drini Times. Hapi i pare filloi në verën e vitit 2019 kur 10 kayake transparentë erdhën në Shkodër dhe filloi aktiviteti i xhirove me kayak ne rrjedhën e lumenjve Drin dhe Buna. Qëllimi vazhdon te jetë i njëjtë dhe i thjeshtë: Të rritet koha e shpenzuar për aktivitete nga turistët në Shkodër.
069 295 6106
[email protected]

FOLLOW US:
069 295 6106
Top
 

Everything About Us

Hapi i pare filloi në verën e vitit 2019 kur 10 kayake transparentë erdhën në Shkodër dhe filloi aktiviteti i xhirove me kayak ne rrjedhën e lumenjve Drin dhe Buna.

About Us

Drini Times u krijua nga iniciativa e guidës turistike Drini Xhafa. Duke vënë re pasurinë e lumit Drin i cili në Shqipëri është lumi më i madh me kapacitete të jashtzakonshme turistike te pashfrytëzuara, lindi ideja që më shumë turistë të kenë mundësi të kalojnë kohë ne lumin Drin duke i dhënë vlerë më të madhe kohës së pushimeve. Pra koncepti i kohes me lumin Drin ka krijuar Drini Times.

Hapi i pare filloi në verën e vitit 2019 kur 10 kayake transparentë erdhën në Shkodër dhe filloi aktiviteti i xhirove me kayak ne rrjedhën e lumenjve Drin dhe Buna.

Qëllimi vazhdon te jetë i njëjtë dhe i thjeshtë: Të rritet koha e shpenzuar për aktivitete nga turistët në Shkodër.

Bashkpunime

Bashkpunimi me organizatën “Well Point – Kujdes për të gjithë” dhe drejtuesen e saj Aurora Zylaj Piroviq sjell një tjetër risi për turizmin shqiptar kundrimin e shpendëve ose birdwatching. Vlerat e florës dhe faunës se zonës se Shkodres marrin tjetër vlerë dhe dimension kur gjendet një mënyrë informimi ineraktive dhe dashamirëse me natyrën. Kjo shërben që njërezit dhe institucionet të informohen dhe ndërgjegjësohen për vlerën dhe të vihen në mbrojtje të natyrës kur ajo cënohet

Përvec guidave, ky bashkpunim dhe me mësuesin dhe trainerin Dorjan Tafa sjell edhe krijimin e kampit Natyralistet i cili është një kamp fëmijësh për moshat 10 – 18 vjeç i krijuar gjatë muajve të verës për harmonizimin e jetës së tyre me natyrën dhe aktivitetin fizik. Aktivitetet e këtij kampi kanë bërë një ndryshim tek fëmijët pjesmarrës të cilët kanë mundur të eksplorojne destinacionet më të fshehura të qytetit tonë duke u spostuar pothuajse gjithmonë me bicikleta duke rritur dashurinë për natyrën me anë të njohjes së saj.

Bashkpunimi i Drini Times dhe Well Point me Bashkinë e Shkodrës, Administratën e Zonave të Mbrojtura ADZM dhe te tjera organizma shteterore shqiptare dhe Bashkimit Europian ka krijuar Piken e Sporteve Ujore te Shirokes e cila eshte nje plazh I vogel publik I cili mirembahet nga Ëell Point dhe Drini Times ne funksion ten je publiku sa me te gjere.

Recommended Tours

You don't have permission to register