logo
Drini Times u krijua nga iniciativa e guidës turistike Drini Xhafa. Duke vënë re pasurinë e lumit Drin i cili në Shqipëri është lumi më i madh me kapacitete të jashtzakonshme turistike te pashfrytëzuara, lindi ideja që më shumë turistë të kenë mundësi të kalojnë kohë ne lumin Drin duke i dhënë vlerë më të madhe kohës së pushimeve. Pra koncepti i kohes me lumin Drin ka krijuar Drini Times. Hapi i pare filloi në verën e vitit 2019 kur 10 kayake transparentë erdhën në Shkodër dhe filloi aktiviteti i xhirove me kayak ne rrjedhën e lumenjve Drin dhe Buna. Qëllimi vazhdon te jetë i njëjtë dhe i thjeshtë: Të rritet koha e shpenzuar për aktivitete nga turistët në Shkodër.
069 295 6106
info@drinitimes.al

FOLLOW US:
069 295 6106
Top
 

Turi i zambakëve

Amazing Tour

Turi i zambakëve

per person

Mënyrë shumë e mirë për të përjetuar jetën në ujrat që i dhanë Shkodrës një nga vlerat e saj kryesore. Natyra e biodiversitetit me Dallëndyshen Faqebardhë të Detit (Chlidonias hybrida), zambakët e ujit dhe Pelikani Kaçurrel (Pelecanus Crispus) janë si yjet e këtij udhëtimi që ngjason me një vizitë në një park botanik ku ne çdo orë peisazhi ndryshon krejtësisht si me swipe të smartfonit. Nga pafundësia e liqenit më të madh në Ballkan në zonën Ramsar strikte të mbrojtur IBA(Important Bird Area) për vlerën e saj si vend folezimi për Dallëndyshen Faqebardhë dhe vendqëndrimi për Pelikanin Kaçurrel dhe dhjetra zogj të tjerë që spjegohen nga guida natyrore aty dhe gjatë gjithë udhëtimit.

Udhëtimi poshtë urave të Bunës, kalaja Rozafa dhe monumenti i kulturës Kisha e Shirqit do ju japin shijen e pasurise historike te kesaj zone. Grupi i Drini Times do ju ndjekë dhe qëndroje pranë duke ju asistuar dhe madje llastuar me surpriza.

 

# 1 🛶 Nisja me kayak në orën 9:00 nga Pika e Sporteve Ujore Shirokë

# 2 🛶Ndalese tek Zambaket e liqenit për Birdwatching me dylbi, kundrim shpendesh si dallendyshja faqebardhë dhe pelikani kaçurrel, foto dhe mesim interaktiv për natyrën. Zona është Ramsar dhe IBA Important Bird Area ku hyrja bëhet me guide natyrore dhe lejen e autoriteteve.

# 3 🛶🧵 Opsionale te sjellim Mojito cocktails nga ura e Bunës

# 3 🛶️ Udhëtimi vazhdon me kanoat transparente përgjatë xhunglës së lumit Buna dhe urave rreze kalasë Rozafa.

# 4 🛶🥟 Pas bashkimit të Bunës me lumin Drin ku takojmë freskinë e tij ndalemi për një kafe dhe snacks buzë lumit në fshatin Zues.

# 5 🛶️️ Tjetër ndalese për plazh

# 6 🛶️Ndalesa e radhës bëhet tek monumenti i kulturës Kisha e Shirqit për nje injeksion kulture.

# 7 Ndalesa finale bëhet ne fshatin Obot i vjetër rreth orës 16:30 ose me vone dhe kthimi me veturën tuaj të cilën jua sjellim ne ose tonen per ne Shirokë, pika e nisjes

  • Destination
  • Departure
    Shkoder
  • Included
    Turi i zambakëve
  • Not Included
    Departure Taxes
    Entry Fees
    5 Star Accommodation
    Personal Guide
    Breakfast
1

WRITE A REVIEW

Accomodation
Destination
Meals
Overall
Transport
Value For Money

Merrni me vete: Uje të paktën një litër dhe pije, mjetet mbrojtese nga dielli (syze, krem dielli, kapele, rroba banje), kamera me bateri, fruta,     Info and rules: Ne guide jane te pefshira: vendi ne kayak dyshe ose tek, jeleku I mbrojtjes se jetes, guida natyrore, ushqim I lehte ne njerin nga pushimet e udhetimit, transporti ne piken e nisjes. Pijet si p.sh. cocktails qe serviren ng aura e Bunes apo porosi te tjera ne vendet ku ndalojme kane kosto shtese. Sipas kerkesave, mundesive dhe rrethanave mund te kemi ndryshime ne elementet e udhetimit. Per nje udhetim te sigurte me maksimumin e kenaqesise ndiqni orientimet e guides si dhe rregullat e sigurise gate gjithe kohes
You don't have permission to register